Kalo te përmbajtja
Desa

Rreth nesh

Prodhues uniformash dhe veshjesh në Tiranë

Desa & Co është një prodhues veshjesh në Tiranë. Qepim me shumicë uniforma pune, shkolle, mjekësore dhe sportive, bluza me logo dhe veshje promocionale për kompani, institucione dhe organizata.

Nga pëlhura te paketimi

E gjithë puna bëhet në punishten tonë: zgjedhja e pëlhurës, prerja, qepja, qëndisja ose printimi DTF i logos dhe paketimi. Kështu kontrollojmë çdo copë dhe e mbajmë afatin: 2 javë nga momenti i porosisë për sasinë minimale.

Pse një prodhues vendas

  • Pa pritur importin

    Uniformat qepen në Tiranë, jo në anën tjetër të botës, prandaj nuk prisni muaj për një dërgesë nga jashtë.

  • Porosi edhe të vogla

    Nisim nga 50 deri në 100 copë për produkt, që edhe një biznes i vogël ose një ekip i ri të mund të porosisë.

  • Dizajni dhe mostra para prodhimit

    Para se të nisë prodhimi ju dërgojmë dizajnin për miratim dhe, sipas kërkesës, qepim një mostër.

  • Dërgesa në tre vende

    Dërgojmë në të gjithë Shqipërinë, në Itali dhe në Mbretërinë e Bashkuar.

Klientë që na besojnë

Disa nga kompanitë dhe institucionet për të cilat prodhojmë uniforma dhe veshje me logo.

  • Vodafone
  • Coca-Cola
  • OSHEE Group
  • One
  • Policia e Shtetit
  • Bolv
  • Catapano
  • House of Zana

Prodhim i certifikuar

Prodhimi dhe pëlhurat tona janë të certifikuara sipas standardeve ndërkombëtare.

  • ISO 9001

    Menaxhimi i cilësisë

  • ISO 14001

    Menaxhimi mjedisor

  • ISO 45001

    Shëndeti dhe siguria në punë

  • OEKO-TEX®

    Pëlhura të testuara për substanca të dëmshme

Keni një pyetje?

Na dërgoni një mesazh dhe do t’ju përgjigjemi.

Na shkruani