Kërkoni një ofertë
Na tregoni çfarë ju duhet dhe do t’ju përgjigjemi me email me çmimin dhe datën e dorëzimit.
Pyetje të shpeshta
- Sa është porosia minimale?
- 50 deri në 100 copë për produkt, sipas veshjes. Masat mund të ndryshojnë brenda së njëjtës porosi.
- Sa zgjat prodhimi?
- Dy javë nga momenti i porosisë për sasinë minimale. Për porosi më të mëdha, afatin e saktë jua japim bashkë me ofertën.
- Ku dërgoni?
- Në të gjithë Shqipërinë, në Itali dhe në Mbretërinë e Bashkuar.
- A mund të shoh një mostër më parë?
- Po. Para prodhimit ju dërgojmë dizajnin për miratim, dhe sipas kërkesës qepim një mostër.
- Çfarë skedari duhet për logon?
- Më mirë një skedar vektorial (PDF, AI ose SVG). Nëse keni vetëm PNG ose JPG, na e dërgoni dhe ju themi nëse mjafton.